Dyqan online që shet, pa komisione platformash

Shitjet e tua, klientët e tu, të dhënat e tua. Një dyqan i ndërtuar për shpejtësi dhe konvertim, jo një template i mbushur me plugins.

I ndërtuar me të njëjtën teknologji si platformat tona për klientë ndërkombëtarë.

Pse shumë dyqane online nuk shesin

Një dyqan i ngadaltë me checkout të komplikuar humb blerës çdo ditë, pa e kuptuar askush. Platformat e gatshme marrin komisione ose pagesa mujore që rriten me shitjet, dhe klientët në fund janë të platformës, jo të tutë. Dhe pas porosisë së parë, shumica e dyqaneve nuk i flasin më kurrë blerësit.

  • Checkout i gjatë që humb blerësit në hapin e fundit
  • Pa lidhje me korrierët dhe pa gjurmim porosish
  • Asnjë email ose mesazh automatik pas porosisë

Çfarë përfshin dyqani yt online

Katalog & porosi

Menaxhim i thjeshtë i produkteve, stokut dhe porosive nga një panel i vetëm.

Pagesa si të duash

Me kartë përmes bankës tënde ose me para në dorëzim. Zero komisione për ne.

Lidhje me korrierët

Porositë shkojnë te korrieri me një klik, me gjurmim për ty dhe blerësin.

Follow-up automatik

Konfirmime, njoftime dërgese dhe email që i kthejnë blerësit përsëri.

Nga produktet te shitja e parë

01Struktura & katalogu
02Dizajni & checkout
03Pagesat & korrierët
04Live & trajnimi

Çmimet

Dyqanet online nisin nga 2,500 euro si çmim bazë për shërbimin e plotë: katalog, pagesa, korrierë, trajnim dhe lidhja me CRM. Çmimi rritet sipas asaj që të nevojitet në CRM dhe integrimeve shtesë. Pa komisione mbi shitjet dhe pa pagesa mujore të detyruara.

Pyetje të shpeshta

Çmimi bazë është 2,500 euro për shërbimin e plotë: dyqani, pagesat, korrierët dhe lidhja me CRM. Nga aty rritet sipas asaj që të duhet në CRM, numrit të produkteve dhe integrimeve. E merr ofertën e saktë pas një bisede të shkurtër.

Gati të shesësh online si duhet?

Na trego çfarë shet dhe merr një plan konkret brenda ditës.

Përgjigje brenda ditës. Pa detyrim.