Pse faqja jote nuk del në Google
Google rendit faqe që janë të shpejta, të strukturuara dhe që përgjigjen saktë asaj që njerëzit kërkojnë. Shumica e faqeve nuk kanë asnjërën: janë të ngadalta, pa faqe të dedikuara për shërbimet që kërkohen, dhe të padukshme në rezultatet lokale. Dhe tani ka edhe një front të ri: gjithnjë e më shumë njerëz pyesin ChatGPT dhe asistentët AI, dhe ata rekomandojnë vetëm faqet që i lexojnë dot.
- Faqe e ngadaltë ose e pastrukturuar teknikisht
- Asnjë faqe e dedikuar për shërbimet që njerëzit kërkojnë
- Zero prani në Google Maps dhe rezultatet lokale
Çfarë përfshin shërbimi SEO
Audit teknik i plotë
Shpejtësia, struktura, indeksimi dhe gabimet që po të mbajnë poshtë.
Strategji fjalësh kyçe
Çfarë kërkojnë klientët e tu realisht dhe cilat faqe duhen ndërtuar për ta.
SEO lokal & Google Business
Prani e fortë në Maps dhe rezultatet lokale, aty ku vendoset zgjedhja.
Optimizim për AI
Struktura dhe të dhënat që i bëjnë ChatGPT, Gemini dhe të tjerët të të citojnë.
Si punojmë
Çmimet
Paketat SEO nisin nga 300 euro në muaj, me raport të qartë çdo muaj: çfarë u bë, çfarë ndryshoi në renditje dhe çfarë vjen më pas. Auditi i parë është falas dhe të tregon saktë ku qëndron faqja jote sot.
Pyetje të shpeshta
Rregullimet teknike japin efekt brenda javësh, ndërsa renditjet për fjalë kyçe konkurruese kërkojnë zakonisht 3 deri në 6 muaj. SEO është investim që ndërtohet: sa më herët të nisë, aq më shpejt punon për ty.
Jo, dhe kushdo që ta garanton nuk po të thotë të vërtetën, sepse renditjen e vendos Google. Ajo që garantojmë është puna e matshme: rregullime, faqe të reja dhe raporte ku sheh vetë ecurinë çdo muaj.
Monitorim teknik, optimizim i vazhdueshëm, përmbajtje e re sipas strategjisë së fjalëve kyçe, menaxhim i Google Business dhe raport mujor i qartë. Gjithçka e dokumentuar, pa mjegull.
Sepse një pjesë në rritje e kërkimeve ndodh te ChatGPT, Gemini dhe asistentët e tjerë. Ata rekomandojnë bizneset që i kuptojnë dot faqet e tyre. Faqet e strukturuara saktë citohen; të tjerat thjesht nuk ekzistojnë për ta.
Punojmë me biznese shërbimesh dhe produktesh që kanë një treg real kërkimi. Nëse pas auditit shohim që SEO nuk është kanali i duhur për ty, ta themi troç dhe të sugjerojmë ku ia vlen buxheti.