Menaxhim i Google Ads në Shqipëri

Fushata Google Ads të ndërtuara për tregun shqiptar: fjalë kyçe të sakta, matje e plotë konversionesh dhe buxhet që shkon aty ku kthehet në para.

Menaxhojmë fushata për klientët tanë dhe për veten. Çdo lek i shpenzuar matet.

Pse shumica e fushatave djegin buxhet

Google Ads funksionon në Shqipëri, por ka disa veçori që shumica nuk i di. Shqipja nuk është në listën e gjuhëve që Google Ads mbështet për targetim, prandaj një fushatë e ngritur si në tregjet e tjera shfaqet për kërkime pa lidhje ose nuk shfaqet fare. Shto pastaj fushatat pa matje konversionesh dhe reklamat që çojnë te faqja kryesore, dhe buxheti digjet pa sjellë asnjë klient. Pastaj biznesi thotë "Google Ads nuk funksionon këtu". Funksionon, por duhet ngritur saktë.

  • Fushata pa matje konversionesh: askush nuk e di çfarë solli çdo klikim
  • Fjalë kyçe shumë të gjera që tërheqin klikime pa vlerë
  • Reklama që çojnë te faqja kryesore, jo te një landing page e veçantë

Çfarë përfshin menaxhimi i Google Ads

Fushata kërkimi

Fjalë kyçe në shqip dhe anglisht, të zgjedhura nga kërkimet reale të tregut, jo nga hamendja.

Remarketing & Display

Rikthe vizitorët që nuk blenë herën e parë, me reklama që i ndjekin në YouTube dhe në web.

Matje konversionesh

Thirrje, forma dhe porosi të matura deri te fjala kyçe që i solli. Asnjë lek në errësirë.

Optimizim i vazhdueshëm

Fjalët negative, ofertat dhe reklamat rifreskohen çdo javë sipas asaj që sjell rezultat.

Si punojmë

01Analiza & fjalët kyçe
02Struktura e fushatës
03Lançimi & matja
04Optimizimi javor

Çmimet

Menaxhimi i fushatave nis nga 250 euro në muaj, veç buxhetit të reklamave që shkon direkt te Google. Klikimet në Shqipëri kushtojnë shumë më pak se në tregjet perëndimore, prandaj edhe me buxhet modest arrihen rezultate reale. Raport i qartë çdo muaj: çfarë u shpenzua, çfarë solli dhe ku po optimizojmë. Analiza e parë e llogarisë është falas.

Pyetje të shpeshta

Po. Targetimi gjeografik për Shqipërinë dhe qytetet e saj funksionon plotësisht, reklamat shfaqen normalisht dhe klikimet kushtojnë dukshëm më pak se në tregjet perëndimore. Ajo që nuk funksionon është kopjimi i një fushate standarde nga tregjet e tjera, sepse shqipja ka status të veçantë në platformë dhe kërkon konfigurim të saktë.

Fillo me një analizë falas

Të tregojmë saktë ku po humbet buxheti dhe sa klientë mund të sjellë Google Ads për biznesin tënd.

Përgjigje brenda ditës. Pa detyrim.