Pse shumica e faqeve nuk sjellin asnjë klient
Shumica e faqeve në treg janë template me dhjetëra plugins: të ngadalta, të pasigurta dhe të njëjta me gjithë të tjerët. Pas një viti fillojnë problemet: përditësime që prishin faqen, shpejtësi që bie, dhe asnjë lidhje mes faqes dhe klientëve që kërkojnë. Faqja bëhet një kosto, jo një mjet shitjeje.
- E ngadaltë në celular, aty ku janë shumica e vizitorëve
- Format dërgojnë email që humbasin nëpër inbox
- Asnjë gjurmë se nga erdhi klienti dhe çfarë funksionon
Çfarë përfshin një faqe nga emarketing.al
Dizajn i personalizuar
Asnjë template. Dizajn i ndërtuar për biznesin tënd dhe klientët e tu.
SEO nga dita e parë
Struktura, shpejtësia dhe të dhënat që Google kërkon, të integruara në ndërtim.
Forma të lidhura me CRM
Çdo kërkesë regjistrohet dhe merr follow-up. Asnjë klient i humbur.
Analytics & gjurmim
E sheh saktë nga vijnë vizitorët dhe cilat faqe sjellin kërkesa.
Nga biseda te faqja live në 7-10 ditë
Çmimet
Shërbimi i plotë nis nga 1,200 euro: faqja me dizajn të personalizuar, SEO bazë dhe format e lidhura me CRM. Ky është niveli bazë. Çmimi rritet vetëm sipas asaj që të nevojitet në CRM dhe funksionaliteteve shtesë. Ofertën e saktë e merr pas një bisede 15-minutëshe, pa detyrim dhe pa kosto të fshehura.
Pyetje të shpeshta
Shërbimi i plotë nis nga 1,200 euro dhe përfshin faqen, SEO bazë dhe lidhjen me CRM. Ky është çmimi bazë: rritet sipas asaj që të duhet në CRM dhe funksioneve shtesë. Pas një bisede të shkurtër merr një ofertë të saktë, me gjithçka të përfshirë.
7 deri në 10 ditë pune për një faqe prezantimi, nëse përmbajtja është gati. Projektet më të mëdha zgjasin më shumë dhe afati përcaktohet që në fillim, me shkrim.
Po. Sipas nevojës ndërtojmë një panel të thjeshtë administrimi, të marrim trajnimin bashkë dhe të lëmë një udhëzues përdorimi. Nëse preferon, mirëmbajtjen e bëjmë ne me një paketë mujore.
Vetëm kostot standarde: domain dhe hosting, zakonisht rreth 100 euro në vit gjithsej. Asnjë licencë, asnjë pagesë për plugins, asnjë abonim i detyruar.
Po, plotësisht. Kodi, domain-i dhe të gjitha llogaritë janë në emrin tënd. Nëse nesër vendos të punosh me dikë tjetër, merr gjithçka me vete.